Tragjedi në familjen nga Gjakova, babë e bijë vdesin brenda pak ditësh nga COVID-19

Rumejsa Abdurrahim Hoxha, një 20-vjeçare nga Gjakova ka vdekur mëngjesin e sotëm nga virusi Covid-19. Lajmin  e ka konfirmuar doktoresha e Mjekimit Intensiv, Agreta Gecaj-Gashi.

Ajo prej 4 ditësh ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare. Tragjedia thellohet edhe më tej për familjen e Rumejsa Hoxhës, e cila pak ditë më parë humbi edhe babain e saj nga COVID-19.

“Ajo ka ndërruar jetë në Intensiven COVID. Ishte duke u trajtuar prej katër ditësh. Babai i saj në bazë të informacioneve që kemi ne, ka qenë i shtruar në Gjakovë dhe ka vdekur disa ditë më herët”, u shpreh mjekja Agreta Gecaj.

Mjekja theksoi se 20-vjeçarja nga Gjakova nuk ka qenë e vaksinuar. Njoftimin për humbjen e saj e kanë bërë të ditur edhe familjarët përmes rrjeteve sociale, ku kanë njoftuar se varrimi do të mbahej sot.

Varianti Delta i COVID-19 është duke i prekur më së shumti moshat e rejanga 20 deri në 29 vjeç.. Thirrje për vaksinim po bëhen vazhdimisht.

Njoftimi i plotë i familjares:

“Të All-llahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”

Me pikëllim të thellë ju lajmërojmë se sot ka ndërruar jetë motra jone (vajza e axhes) Rumejsa Abdurrahim Hoxha

Vdekja është nje ndarje e perkohshme nga te dashurit, e bukura ma e mira jonë Rumejsa ti na le por ne do to të kujtojmë përherë si atë vajzen shembullore.

Varrimi bëhet sot  në varrezat e qytetit të Gjakovës. All-llahu ia faltë Xhennetul Firdews! Allahu e frymzofte per saber mamin e Rumejses per ndarjen nga burri dhe vajza mbrenda kesaj jave.

/Burimi: Gazeta Express/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *