Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Skënderbegas të Gramshit, ku një burrë ka humbur kontrollin e mjetit të tij bujqësor, të cilin sapo e kishte rregulluar.
Mësohet se viktima është 61-vjeçari Feruzan Zeneli, i cili është aksidentuar teksa po kthehej në shtëpi.
Policia si zakonisht shkoi në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Gramsh/ Informacion paraprak
Në fshatin Skënderbej, Gramsh, shtetasi F.Z., rreth 61 vjeç, duke drejtuar mjet bujqësor ( traktor) ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
/Priza.al/