Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në vendin fqinj.
Një burrë, baba i tre fëmijëve ka ndërruar jetë në krahët e të shoqes, teksa priste radhën për tu vizituar në urgjencën e spitalit të Patrës, pasi nuk ndihej mirë.
Sipas medieve greke burri fatkeq nuk ndihej mirë nga stomaku.
Për këtë arsye a shkoi në urgjencë i shoqëruar nga bashkëshortja.
Në një moment, teksa po priste radhën për tu vizituar situata e tij u përkeqësua, u mbështet te supet e bashkëshortes dhe vdiq.
Pavarësisht mobilizimit të mjekëve për ta rikthyer në jetë , stafi mjekësor i spitalit nuk arriti ta shpëtoi burrin fatkeq, i cili sipas indikacioneve paraprake pësoi arrest kardiak./abc