288 persona raportohet se kanë humbur jetën e rreth 850 të tjerë janë plagosur nga një përplasje e shumëfishtë e trenave në shtetin lindor të Indisë, thonë zyrtarët.
Më shumë se 200 ambulanca u dërguan në vendngjarje në Balasore, tha kryesekretari i Odisha, Pradeep Jena. Sipas të dhënave një tren pasagjerësh mendohet se ka dalë nga shinat dhe u përplas me një tren tjetër. Zyrtarët thonë se numri i të vdekurve pritet të rritet më tej.
Kryeministri indian Narendra Modi tha se ai ishte i shqetësuar nga incidenti dhe mendimet e tij ishin me familjet e viktimave.
“Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar në vendin e fatkeqësisë dhe e gjithë ndihma e mundshme po u jepet të prekurve,” shkroi ai në Twitter.