Një tragjedi është shënuar mëngjesin e sotëm në Itali, ku një person ka qëlluam me armë dhe ka lënë të vrara tre gra, ndërsa katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në një ambient agjencie imobiliare në via Monte Giberto, ku personat ishin ulur për të diskutuar lidhur me ndarjen e një prone, ndërsa autori 57-vjeçar është dëgjuar duke bërtitur: Do u vras të gjithëve!
Policia ka arrestuar autorin, ndërsa po punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes.