Tragjedi në Jemen, gazetarja shtatzënë humb jetën nga shpërthimi i veturës!

Një gazetare shtatzënë nga Jemeni ka humbur jetën të martën në qytetin Aden, pasi që i shpërtheu vetura brenda të cilës ishte tashmë e ndjera, shkruan CNN.

Gazetarja Rasha Abdulah al-Harazi ishte në veturë me bashkëshortin Mhamoud Amen al-Atmi, gjithashtu gazetar më profesion, kur vetura shpërtheu. Al-Atmi i mbijetoi shpërthimit, por ka pësuar plagë të rënda. Në videot pas shpërthimit shihet pjesa e pasme e veturës që është shkatërruar plotësisht.

Ministria për të Drejtat e Njeriut, ka njoftuar se Al-Harazi ishte në muajin e nëntë të shtatzënisë, kurse televizioni saudit Al Arabia ka njoftuar se e ndjera punonte për ta.

Sindikata e gazetarëve në Jemen ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një sulm të “organizuar”, por deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.

Aden është përkohësisht selia e qeverisë që mbështet Arabia Saudite, dhe që po lufton rebelët prapa të cilëve qëndron Irani.

/Burimi: CNN/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *