Një ortek në rajonin e Salzburgut vrau tre persona dhe lëndoi dy të tjerë ndërsa po bënin ski jashtë pistës, tha të shtunën Kryqi i Kuq i Austrisë.
Sipas mediave të huaja, aksidenti ndodhi të shtunën rreth 2,400 metra në rrethin Lungau, menjëherë pas orës 13:45 me orën lokale, tha zëdhënësi i Kryqit të Kuq, Anton Schilcher për agjencinë APA.
Ndërkohë është bërë e ditur se bora zuri tetë persona nga grupi, tha zyrtari lokal i reagimit emergjent Christoph Wiedl për mediat lokale.
Dy nga viktimat ishin tashmë të vdekur kur trupat e tyre u gjetën, ndërsa i treti vdiq pasi u transportua me helikopter në spitalin në Klagenfurt. Ndërsa dy skiatorët e lënduar u dërguan në spitalin e qytetit Tamsweg.
Skiatorët e kapur në ortek ishin nga një grup nga rajonet e Salzburgut dhe Austrisë së Epërme. Vitet e fundit, mesatarisht rreth 20 njerëz në vit janë vrarë çdo vit nga ortekët në Austri.
Siç thuhet më tej, dy sezonet e fundit ishin më pak vdekjeprurëse pasi pandemia e coronavirusit zvogëloi numrin e njerëzve që shkuan për të skijuar në përgjithësi.
/Priza.al/