Një aksident tragjik ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastrës, te Qafa e Muzinës. Mësohet se kanë humbur jetën pesë persona, pasagjerë që udhëtonin me një furgon nga Saranda drejt Tiranës. Mësohet se mjeti me pasagjerë ka dalë nga rruga duke përfunduar në greminë.
Nga ana tjetër, bëhet me dije se të tjerë pasagjerë kanë mbetur të bllokuar brenda në mjet dhe janë plagosur, por ende nuk bëhet me dije numri i tyre. Shkak është bërë shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë.
https://youtu.be/DFMJH0Tha_4
/Priza.al/