Një vajzë gjashtëvjeçare dhe prindërit e saj janë qëlluar për vdekje derisa po bënin kamping në shtetin amerikan të Iowa-s, ka thënë policia.
Sipas BBC, trupat e Sarah dhe Tyler Schmidt, të dy 42 vjeç dhe trupi i vajzës së tyre, u gjetën në tendën e tyre në Parkun Shtetëror të Shpellave Maquoketa.
Djali nëntëvjeçar i çiftit i mbijetoi sulmit, tha një fqinj. Policia beson se sulmuesi i dyshuar, një 23-vjeçar, vrau veten pas sulmit. Trupi i tij u gjet gjithashtu në park.
Një hetim mbi incidentin është duke vazhduar. Siç bëhet e ditur, nuk kishte raportime për një grindje të mëparshme midis të dyshuarit dhe viktimave.
Sulmuesi i dyshuar raportohet se quhet Anthony Orlando Sherwin, i cili po ashtu bënte kamping në zonë.