Më datë 29 tetor 2024, rreth orës 03:15, në rrugën “Xhavit Shyqyri Demneri”,Tiranë, një grua 31-vjeçare, e identifikuar si J. A., ka humbur jetën pasi është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte.
Sipas informacioneve paraprake, ajo ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra nga rënia. Policia po heton rrethanat e ngjarjes.