Tragjedia e ’21 Janarit’, komentuesit reagojnë ashpër ndaj Ramës! Kryeministri: Tregoni durim, ofendimet nuk kanë kuptim…

Sot shënohet 11-vjetori i tragjedisë së “21 Janarit”, ku në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u vranë katër protestues të thirrur nga Partia Socialiste. Kryeministri Rama, e nisi ditën e sotme, “me bindjen që drejtësia vonon po nuk harron”. Por reagimi i qytetarëve, ka qenë i menjëhershëm dhe i ashpër në rrjete sociale teksa akuzojnë kryeministrin se është bërë njësh me vrasësit dhe po tërheq zvarrë dënimin e tyre.

Komentuesi: Te erdhi dita prap te hedhesh lule ne bulevard…se drejtesi duhen edhe ca vite te demostrosh Zotrote si Kryeminister.

Përgjigja e Kryeministrit Edi Rama: Po, je shume i sakte, duhet ende kohe qe Reforma ne Drejtesi te jape te gjitha frytet e saj, sepse u be vetem para pak vitet se po te ishte bere qe ne vitet 90 do flisnim ndryshe fare sot! Drejtesia ne demokraci nuk behet me suste, s’jemi ne vitin 1945, kemi nderruar sistem, nuk e ben kryeministri as partia drejtesine lavdi Zotit, prandaj duhet durim sepse ato vendet me drejtesi qe shohim ne, kishin sistem drejtesie te drejte kur ne s’ekzistonim fare si shtet!

foto galeri

Komentuesi: I përjetshëm kujtimi.Po ju z.kryeminister nuk e mbajtët fjalën.Për më shumë sot e kësaj dite jini bërë njësh me vrasësit e tyre.Ju po hiqni zvarë dënimin e kriminelëve. Është turp që sot del dhe kujton ata që ranë për idealet tuaja.

Përgjigja e Kryeministrit Edi Rama: keto ofendime nuk kane asnje lidhje me faktet e me argumentat, keshtu qe nuk kam cfare them fare sepse kush ofendon nuk do dialog, po do vetem te flase vete e te degjoje vete!

foto galeri

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *