Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha është thirrur paraditen e sotme në prokurorinë e Posacme, SPAK. Ai është futur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rreth orës 10.00 të mëngjesit dhe ka dalë për një orë pasi është marrë në pyetje për ngjarjen e Gërdecit.
Në një deklaratë për mediat, ai se ka qenë në cilësinë e një personi që ka dijeni për ngjarjen. Berisha u shpreh i habitur për faktin që thirret nga Prokuroria e Posaçme, pasi ai nuk ka dijeni dhe ato që çfarë ka pasur për të thënë i ka bërë publike.
“Jam thirrur në cilësinë e një personi që ka dijeni për ngjarjen e Gërdecit. Unë s’kam lidhje me këtë ngjarke, kam përsëritur ato që thënë publikisht. Më bën përshtypje fakti se ë njëjta prokurori 15 vite më parë ka thënë që nuk i sheh të nevojshme këto deklarime”, tha ndër të tjera Shkëlzen Berisha.
Lidhur me shkresën në ministrinë e drejtësisë, për të cilën dëshmoi në SPAK edhe ish ministri Aldo Bumçi, Shkëlzen Berisha mohoi të ketë lidhje me të, edhe pse nuk mohoi takimet e zhvilluara në ministrinë e Drejtësisë.
“S’kam asnjë lidhje me shkresë, Prokuroria duhe të thotë pas 15 vitesh kush e ka bërë atë shkrim. Mendoj që padiskutim prokuroria duhet të thotë e kujt eshtë kaligrafia, nëse nuk është falsifikim. Në orgjinal nuk ka asnjë shënim të tillë. Që unë të futem në ministrin e drejtësisë për të takuar miqtë e mi, nuk do të thotë të marr vendime për VKM”, u shpreh Shkëlzen Berisha.