SPAK ka thirrur sërish Fatmir Mediun në lidhje me hetimet për dosjen e Gërdecit. Në tetor të vitit të kaluar, SPAK kërkoi të rimarrë sërish të pandehur ish-ministrin e Mbrojtjes në lidhje me tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.
Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, Prokuroria regjistroi procedimin penal ndaj tij për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”. Mediu ishte një nga të akuzuarit për ngjarjen e vitit 2008 ku Shqipëria përjetoi një tragjedi nga shpërthimi i një depoje të armëve ushtarake në Gërdec, në afërsi të Tiranës.
Çështja ndaj tij u pezullua nga Gjykata e Lartë ne vitin 2009, pasi ligji i kohës e ndalonte gjykimin e një personi me imunitet, por u rihap më pas nga SPAK.