Tragjedia e përdhunimit/ Familja e dëboi nga shtëpia, 13-vjeçarja kërkon ndihmë te xhaxhai, por gjen ‘ferrin’

Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një 13-vjeçare është abuzuar seksualisht nga shumë persona për kohë të gjatë si pasojë se keqtrajtimit dhe e neglizhencës nga familjarët.

Policia e Kosovës ka arrestuar vetëm një 51-vjeçar të cilin po e mban në paraburgim, ndërsa nuk dihet numri i personave që po dyshohen për rastin edhe pse ajo që dihet nga ekzaminimet mjekësore është se trupi i të miturës është “si të kishte kryer shumë lindje fëmijësh”.

Para jo më shumë se një muaji, më 16 qershor, familjarët e 13-vjeçares e kishin raportuar atë si “të zhdukur”. Pas kërkimeve të bëra, njësitet policore të Lipjanit e kishin gjetur vajzën në një shtëpi të pabanuar në gjendje të mjerueshme, e me vajzën gjetën edhe një rrëfim tronditës.

E mitura e abuzuar seksualisht kishte qenë anëtare e një familjeje në kushte të rënda ekonomike dhe sociale me njëmbëdhjetë fëmijë. Sipas informacioneve të policisë ajo ishte detyruar të qëndronte rrugëve duke iu ekspozuar rrezikut të madh, ndërkohë që pas një periudhe kohore kishte shkuar te xhaxhai i saj. Por sipas mediave kosovare mes të dyshuarve për abuzim seksual ndaj 13-vjeçares është edhe ai./Periskopi


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *