Tragjedia që ndodhi ditën e djeshme në kanalin e La Manshit duket se nuk ka ardhur as për shkaqe teknike dhe aq nga kushtet atmosferike. Sipas mediave vendase, anija me të cilën udhëtonin dhjetëra emigrantë të paligjshëm është përplasur nga një anije mallrash. Goditja ka qenë fatale aq sa ka shkaktuar edhe vdekjen e 27 prej tyre.
Ata udhëtonin nga Franca për të mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar. Ky kanal ujor mes dy shteteve është ndër zonat me shume trafik të anijeve, si dhe ka rryma të forta të ujit e shpesh ndodhin aksidente për shkak të mbingarkesave.
Autoritetet franceze bëjnë të ditur se përveç viktimave ka dhe persona të zhdukur. Ndërkaq, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson tha se është ndihet i tronditur nga ngjarja tragjike.
‘Mendimet dhe dhimbja ime është me viktimat dhe familjet e tyre, por kjo tragjedi nënkupton se sa e rrezikshme është të tentohet të kalohet kanali në këtë mënyrë’, tha ai pas një mbledhje urgjente të kabinetit.
Kjo është ngjarja tragjike e radhës por edhe më e madhja, pasi 14 persona të tjerë gjetën vdekjen me anije gjatë këtij viti teksa tentonin për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërkohë që në Francë emigrantët e paligjshëm të strehuar në kampe kanë synim vetëm emigrimin me të gjitha mënyrat çdo ditë drejt Britanisë.
/Priza.al/