Mediat shqiptare në Maqedoni kanë publikuar listën e plotë me emrat e të gjithë turistëve që ndërruan jetë nga djegia e autobusit në Bullgari. Nga 52 turistë shqiptarë që ndodheshin në autobus kanë ndërruar jetë 45 dhe 7 të tjerë kanë djegie të rënda. Mosha e viktimave është 25-30-vjeç, tha kryeministri Zaev, ndërsa mes viktimave ka edhe fëmijë.
Udhëtimi në Stamboll ishte i fundit edhe për 12 fëmijët mes 46 shqiptarëve të cilët përjetuan ferrin teksa autobusi i tyre u përfshi nga flakët. Ngjarja ndodhi në autostradën Struma, 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje.
Ministri i Brendshëm në detyrë i Bullgarisë, Bojko Rashkov e përshkroi aksidentin si ngjarjen më të tmerrshme që kishte parë ndonjëherë.
“Pamjet janë të tmerrshme, jo të gjithë mund t’i durojnë. Nuk kam parë kurrë nëj gjë të tillë në jetën time”, tha ai.
Identifikimi i viktimave është i vështirë për shkak se trupat kanë pësuar djegie të mëdha nga flakët. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka mbërriti në Bullgari, për të ndjekur nga afër situatën, teksa u shpreh se ishte i tmerruar nga ngjarja e rëndë.
Kjo e dyta tragjedi me udhëtarë shqiptarë në rrugët e Ballkanit pas asaj të korrikut të kaluar kur duke udhëtuar nga Gjermania në Kroaci 10 qytetarë nga Kosova humbën jetën dhe 45 të tjerë mbetën të plagosur prej të cilëve 15 në gjendje të rëndë, nga aksidenti i shënuar rreth orës 06:20 të mëngjesit në qytetin Slavonski Brod, ndërsa autobusi me targa të Kosovës vinte nga Frankfurti, Gjermani, drejt Prishtinës ndërsa në bord kishte 67 pasagjerë dhe dy shoferë, ku njëri humbi jetën.
10 viktima dhe 45 persona mbetën të plagosur prej të cilëve 15 në gjendje të rëndë, nga aksidenti i shënuar rreth orës 06:20 të mëngjesit në qytetin Slavonski Brod, ndërsa autobusi me targa të Kosovës vinte nga Frankfurti, Gjermani, drejt Prishtinës ndërsa në bord kishte 67 pasagjerë dhe dy shoferë, ku njëri humbi jetën.
EMRAT E VIKTIMAVE
Memedi Kadri-1967
Shiroki Muhsin-1989
Ljupço Zafirov –
Luan Ahmeti – 2017
Xhihan Ahmeti-1985
Alban Ahmeti-2017
Avni Ahmeti -1985
Ibraim Rustemi – 1967
Fevzije Rustemi -1971
Alejna Amedi – 2000
Halime Fejzullahu – 1971
Hamije Haliti – 1970
Nermije Haliti – 1968
Sumeja Brava – 1994
Naxhije Abdulloska – 1950
Albina Beluli – 1998
Gazmend Ukali – 1994
Hatixhe Islami – 1960
Mexhide Iseni-1958
Hamdi Iseni – 1962
Almira Ramanovska – 1984
Enis Ramanovski – 1980
Rabija Sali – 1960
Zilija Mustafovska – 1973
Sade Mustafovski – 1971
Belma Jahi – 2014
Ramiz Jahi – 2001
Fikrije Iseni – 1982
Anisa Iseni – 2007
Razije Jahi – 2009
Anesa Muhaxheri – 2004
Ergin Jahi – 2007
Omer Jahi – 2010
Erda Muhaxheri – 2006
Ajla Jahi – 2007
Senije Jahi – 1986
Amiet Jahi – 1976
Medina Lutfiu – 1996
Lulzim Sulejmani – 1995
Shefija Osmanova – 1958
Alja Fera – 1998
Jehona Sali – 2000
Zulejha Jasharovska – 2005
Elmedin Pajazitovski – 2005
Gjula Jasharovska – 1972
Gjulizarka Pajazitovska – 1973
Ilmija Jasharovska – 1999
Ebip Pajazitovski – 1972
/Burimi: Alsat/