Me anë të një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se jetët e marra nga plumbat e një egërsie meriton ndëshkim ekstrem nga drejtësia. Ai i shpreh kurajo dhe mbështetje institucioneve të Kosovës në këtë moment sfidues.
Postimi i Edi Ramës:
“Jetët e marra në Kosovë nga plumbat e një egërsie që meriton ndëshkimin ekstrem të drejtësisë, na kanë brengosur të gjithëve. Ngushëllime vëllazërore familjeve të goditura në zemër nga humbja absurde. Kurajo e mbështetje institucioneve të Kosovës në këtë moment sfidues.”
/Priza.al/