Tragjedia në Himarë, Rama: Ndjenjë revolte! Vrasësi nuk ishte pushues i zakonshëm, por polic

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një mbledhje me drejtuesit e Lartë të Policisë së Shtetit. Gjatë fjalës së tij Rama është ndalur edhe te tragjedia e Himarës, ku ish-komisari Arjan Tase përplasi me gomone për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdia.

Rama tha se nga kjo tragjedi ka një ndjenjë revolte, sepse shkelësi që kryu vrasjen nuk ishte një pushues i zakonshëm por, një punonjës policie që normalisht duhet të jetë shembull për ligjin.

Më tej, Rama ka njoftuar se do të ngrihet një njësi speciale policore që do të quhet Jonada. Ai shtoi se kjo njësi do të jetë aktive vitin tjetër dhe do të monitorojë plazhet nga uji dhe ajri për të garantuar siguri të plotë për pushuesit.

“Nga goditja e një skafi në bregun e detit, sot kur vala e madhe e reagimeve mbi plagën e sapo hapur është fashitur por, dhe meqënëse jemi këtu në ministrinë e Brendshme në një moment ndryshimi në Policinë e Shtetit kam dëshirë të ndaj një reflektim me publikun dhe me ju që jeni gjithë skuadra drejtuese e ministrisë dhe policisë.

I kam kërkuar ministrit të krijojmë njësi speciale policore, që do ta quajmë Jonada dhe vitin e ardhshëm të jetë aktive në monitorimin e plazheve nga uji dhe nga ajri, me dron për të garantuar siguri të plotë për pushuesit. Duke imponuar rregullat e lëvizjes së mjeteve ujore pa u rënë në qafë për inerci të gjithë atyre që vizitojnë Shqipërinë përmes ujërave dhe nuk kanë asnjë arsye të shohin polic me sy përsa kohë nuk po cenojnë asgjë. Këtë hall me mjetet e ujit e kanë edhe vendet që kanë shumë vite eksperience në kurriz.

Dhimbja për një jetë aq të re të rrëmbyer aq egërsisht nga një shkelje e papërgjegjshme e rregullave më ka gërryer me ditë dhe netë. Edhe kur i shkruajta tani që po i lexoj këto rreshta prapë kam një ndjenjë shumë të fortë revolte për faktin se shkelësi i cili u kthye në vrasës, nuk ishte një pushues i zakonshëm por një punonjës policie, që normalisht dhe si pushues duhet të jetë shembulli i respektit për ligjin dhe për rregullin.

Ky fakt e bëri tragjedinë jo vetëm për prindërit e familjarët e vogëlushes e për çdo shqiptar jo thjesht të dhimbshme, por dhe shumë revoltuese për shkak të profilit të autorit. Ajo tragjedi nuk ishte, nuk do ketë e nuk ka sot asnjë ngushëllim se nuk ka si të ketë ngushëllim për familjen e një fëmije viktimë, ama është vendi të thuhet se në kulmin e një dhimbje ekstreme ajo familjen e thjeshtë tregoi një vetëpëmbajtje të hatashme duke mos kërkuar politizimin e fatkeqësisë”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *