Pas mbytjes së gomones në Kanalin Anglez pak ditë më parë, ku humbën jetën 4 persona, autoritetet britanike kanë arrestuar një 19-vjeçar pasi akuzohet për trafik qeniesh njerëzore.
Ibrahima Bah, vendndodhja e të cilit nuk është lokalizuar, u identifikua dhe u arrestua nga efektivët vendas, menjëherë pas aksidentit.
Kujtojmë që të mërkurën, si pasojë e mbytjes së një gomoneje në La Manche, humbën jetën 4 emigrantë, ndërsa 39 prej tyre arritën të shpëtoheshin nga rojet bregdetare.
Policia e Kentit, bën me dije se Bah akuzohet për “krijimin e mundësisë për mbërritjen në Britani të njerëzve që ai e dinte se do të ishin azilkërkues”.
Aktualisht i riu ndodhet në paraburgim, ndërsa nesër pritet të dalë para gjykatës.
Marina Mbretërore franceze, rojet bregdetare dhe varkat e shpëtimit RNLI u përfshinë të gjithë në operacionin e madh të shpëtimit në brigjet e Kent që filloi në orët e para të së mërkurës, pas raportimeve të një peshkatari.
Drejtoria e Krimeve të Rënda Kent dhe Essex, të ndihmuar nga Agjencia Kombëtare e Krimit, janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes që u shndërrua në tragjedi.