Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka shprehur ngushëllimet për tragjedinë në Ukrainë ku një helikopter u rrëzua mbi një kopsht fëmijësh dhe për pasojë humbën jetën 18 persona.
Mes tyre ishin fëmijë, ministri i Brendshëm i Ukrainës dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë ukrainas.
“Ne ofrojmë ngushëllimet tona të përzemërta për qeverinë dhe popullin e ?? pas humbjes tragjike të jetëve të ministrit Monastyrsky dhe zyrtarëve dhe civilëve të tjerë, përfshirë fëmijë në një rrëzim helikopteri pranë #Kiev. Zemrat dhe lutjet tona shkojnë për popullin e #Ukrainës”, shkruan Xhaçka.