Drejtuesi i autobusit të Kosovës, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin e rëndë në Sllavonski Brod të dielën, është marrë në pyetje të hënën, në Zyrën e Prokurorit të Shtetit, në qarkun Sllavonski Brod.
Atij i është caktuar një avokat, sipas detyrës zyrtare, dhe ai është mbrojtur në heshtje, u ka thënë gazetarëve, zëvendës-Prokurori i Shtetit për qarkun në Sllavonski Brod, Franjo Kopuniq.
“Nuk e morëm mbrojtjen e tij. Do të merret një vendim mbi hetimin. Pas kësaj do të propozohet paraburgimi, mbi të cilën do të vendoset nesër”,- ka thënë ai.
Pasi është marrë në pyetje në Zyrën e Prokurorit, ai është kthyer në mbajtje.
Shoferi i autobusit do të dalë sërish para Prokurorisë, të martën në orën 09:00, ku do të vendoset për paraburgim.
Si pasojë e aksidentit, që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit më 25 korrik, kanë vdekur 10 persona dhe janë plagosur mbi 40 të tjerë.
Mbi 20 pacientë, të plagosur nga aksidenti, janë të gatshëm të lëshohen nga spitali më 26 korrik. Njëri nga pacientët është në gjendje kritike. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të hënën ditë zie.
/Burimi: REL/