Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi në një komunikatë zyrtare ngushëlloi familjet e viktimave të tragjedisë së mbrëmshme. Arifi gjithashtu ka shpallur 3 ditë zie për këtë qytet.
Ndër të tjera ajo pohoi se komuna do të ofrojë ndihmë për të gjitha familjet e prekura.
“I shpreh ngushëllime të sinqerta ndaj gjithë familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre në këtë fatkeqësi. Është fatkeqësia më e madhe që ka prekur qytetin tonë. Dëshirojë të ngushëllojë qyutetarët e Tetovës, pasi të gjithë ata janë vëllezërit dhe motrat tanë. Ashtu siç edhe u informuat më parë, Këshilli Komunal i Tetovës mbajti mbledhjen e jashtëzakonshme, ku u shpallën 3 ditë zie. Nga fondi emergjent i komunës do të ndihmohen familjet e prekura. Informacionet do të ndahen të verifikuara. Jam në kontakt të vazhdueshëm me autoritet.”, tha ajo.
Edhe zëdhënësja e BE, Ana Pisonero i ka shprehur ngushëllime familjeve dhe miqve të viktimave teksa ka uruar shërim të shpejtë për të plagosurit. Po ashtu një ngushëllim të ngjashëm ka dhënë dhe ambasadori i BE në Maqedoninë e Veriut, David Gere.
/Priza.al/