Tragjedia që nisi si lojë! Mbytja e vogëlushëve, historia pas litarit dhe “Liqenit të vdekjes” në Vaqarr

Loja në Liqenin Prushit në Vaqarr të Tiranës është shndërruar në tragjedi. Ky liqen është i mbuluar me hijen vdekje, pasi edhe një vit më parë, një qytetar ka humbur jetën pas një incidenti me litarin në fjalë. Ndërsa ditën e djeshme, një grup fëmijësh teksa ishin duke zhvilluar një lojë me litar të lidhur pas një pemë përbri liqenit, një lojë e cila u mori jetën 2 fëmijëve të mitur 11 dhe 13 vjeç.

Një familje tashmë në vështirësi të mëdha ekonomike është përballur pasditen e kësaj të premteje edhe më humbjen më të madhe që një prind mund të pësojë, atë të humbjes së jetës së fëmijës së tij.

Për familjen në rastin e sotëm kjo dhimbje ka qenë e dysfishtë, pasi a humbur të dy fëmijët: Njëri 11 dhe tjetri 13 vjeç.

Burimet bëjnë me dije se, Mateo Taku 13 vjeç vëllai i madh i Klevis Taku në përpjekje për ta shpëtuar ka ngecur në lumin në të cilin u mbytën.

Ndërkohë, mësohet se  nëna e fëmijëve vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ndërsa babai I viktimave ka shkuar në vendgjarje, dhe pasi ka arritur aty, ka humbur ndjenjat dhe stafi mjekësor i ka dhënë ndihmën e parë.

Dinamika e ngjarjes

Vapa e madhe që ka kapluar vendin gjatë këtyre ditëve duket se ka shkaktuar dhe viktimat e para. Ngjarja e rëndë është regjistruar këtë të premte në zonën e Tiranës, ku dy vogëlushë kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes.

Burimet zyrtare më herët bënë me dije se viktimat janë përkatësisht të moshave 11 dhe 13 vjeç. Ngjarja tragike ka ndodhur në liqenin e Prushit, ku kanë mbërritur forcat e rendit menjëherë pas marrjes së denoncimit për konstatimin e trupave.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:05, në liqenin e Prushit, janë mbytur dy të mitur të moshës 11 dhe 13 vjeç.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet.

Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur gjetjen e trupave të dy të miturve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më pas, policia sqaroi se u bë e mundur gjetja e trupave të pajetë të miturve M. T., 14 vjeç dhe K. T., 10 vjeç, duke specifikuar se viktimat kanë qenë vëllezër.

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për mbytjen e dy të miturve, në liqenin e Prushit, ju informojmë se:

Si rezultat i kërkimeve të kryera nga Polumbarët e Reneas u bë e mundur gjetja e trupave të pajetë të miturve M. T., 14 vjeç dhe K. T., 10 vjeç (vëllezër).

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Nxirren trupat e vogëlushëve

Janë nxjerrë trupat e pajetë të dy fëmijëve të mbytur në liqenin e Prushit në afërsi të Vaqarrit, në Tiranë. Sipas informacioneve 4 prej tyre kanë mundur të dalin nga ujërat e liqenit artificial, ndërkohë që dy prej tyre u shpallën të zhdukur.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet.

Ekipet e polumbarëve të RENEAs kanë për të bërë të mundur gjetjen e trupit të një prej viktimave, dhe më pas trupin e fëmijës së dytë.

Në liqen u futën 6 fëmijë, viktimat vëllezër

Burime nga policia bëjnë me dije se në liqen kanë qenë duke u larë 6 fëmijë, 4 prej të cilëve kanë mundur të dalin nga uji ndërsa 2 jo. Pas gati dy orësh polumbarët e RENEA-s kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë.

Mësohet se ata janë vëllezër me njëri tjetrin. Grupi i fëmijëve kanë nisur një lojë ku duhet të kapeshin pas një litari të lidhur në pemë dhe të zhyteshin në liqen por fatkeqësisht dy vëllezërit nuk kanë mundur të dalin.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se njëri prej tyre është futur në ujë për të shpëtuar vëllanë e tij të vogël por asnjëri nuk ka mundur të dalë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *