Kërkimet për të zhdukurit nga rrëshqitja e së dielës kanë rifilluar mëngjesin e sotëm në Marmolada të Italisë me të njëjtin sistem të përdorur dje.
Në veçanti, do të përdoren katër dronë, dy në pjesën e sipërme dhe dy në pjesën e poshtme të akullit të shembur.
Baza e ekipeve dhe komandave të dronëve janë në strehën Capanna Ghiacciaio, struktura e prekur nga orteku. Përveç Shpëtimit Alpin, operon edhe një ekip i Shpëtimit Alpin të Guardia di Finanza.
Sipas raportimeve, monitorimi vijon në të njëjtat pika të ekzaminuara dje nga fluturimi i dronëve në sipërfaqe
Por ka pak shpresë për të zhdukurit.
Masa e madhe e akullit dhe gurëve deri më tani ka lënë shtatë viktima dhe tetë të plagosur , dy prej tyre në gjendje të rëndë. 13 persona reziltojnë ende të zhdukur mes tyre tre të huaj. Një bilanc ende i pjesshëm për atë që tashmë ka hyrë në histori si tragjedia më e rëndë në malet italiane dhe që frikëson vetë shpëtimtarët, të detyruar të ndërpresin kërkimet e tyre për disa orë dje për shkak të motit të keq
Ndërkohë, alarmi për rrezikun e shembjeve nga akullnajat e tjera u ndez në Val Ferret . Rreziku ka të bëjë me akullnajën Planpincieux , në anën italiane të masivit Mont Blanc, për shkak të stuhisë që pritet në mbrëmje. Paralajmërimi është për një pjesë të akullnajës prej rreth 400 mijë metër kub që lëviz me një metër cdo ditë.