Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një apartament në Dendermonde, ku një 33-vjeçar vrau gruan e tij shtatzënë 28-vjeçare dhe një fëmijë 5-vjeçar në Termont, Belgjikë.
Mediat e huaja raportojnë se burri është vetëdorëzuar në komisariat në orën 06:30 të mëngjesit të së shtunës duke rrëfyer aktin e tij, i cili i është nënshtruar analizave të gjakut për të përcaktuar nëse ishte nën efektin e drogës ose alkolit.
Autoritetet nuk kanë mundur të komentojnë më shumë për këtë çështje, pasi ata kanë raportuar se në momentin që kanë arritur në vendngjarje kanë gjetur dy trupa në njërën nga dhomat e shtëpisë.
“Nuk mund të flasim ende për shkakun e vdekjes. Mund të themi se bëhet fjalë për një grua shtatzënë dhe fëmijën e saj pesëvjeçar. Ne jemi në pritje të analizave për të dalur në konkluzion”, tha zëvendësprokurorja Bernadette Bayens.
Njëkohësisht, kreu i policisë së zonës theksoi se nuk do të jepen detaje deri në përfundimin e hetimeve dhe se i dyshuari do të merret në pyetje gjerësisht të shtunën. Dhe më pas do të dërgohet para gjyqtarit hetues, por ka shumë mundësi që kjo mos të ndodhë deri të dielën.
Çifti ishte i martuar dhe jetonte në banesë prej 6 muajsh. Rrjeti televiziv vëren se sipas dëshmitarëve nuk ka pasur tension mes dy bashkëshortëve, të cilët thanë se ata kanë qenë drejt divorcit për shkak të distancës, pasi 33-vjeçari jetonte në Turqi dhe nuk kishte shumë që kishte shkuar për të jetuar në Belgjikë.