Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ptolemaidha të Greqisë, pasi një shqiptar ka humbur jetën.
Mediat greke bëjnë me dije se një burrë 59-vjeçar është gjetur i pajetë në kantierin e ndërtimit ku punonte. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së 59-vjeçarit, por autoritetet janë duke zbuluar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Nga të dhënat e deritanishme duket se bëhet fjalë për një vdekje të papritur.