Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kumanovë, ku një 22-vjeçare e cila po festonte me shoqet e saj në pishinën e një hoteli festën e beqarisë në qytetin e Shkupit ka humbur jetën.
Rastin e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme përmes një njoftimi.
“Më datë 22 korrik 2022, 11 minuta pas mesnate, në stacionin policor Bit Pazar në Shkup, u denoncua se në objektin hotelerik ka vdekur 22-vjecarja me iniciale L.S nga Kumanova”, thuhet në njoftim.
Vajza 22-vjeçare, sapo ka dalë nga pishina e ka marrë telefonin e saj i cili ka qenë në proces karikimi dhe nga rryma vajza është shtrirë ne tokë pa ndjenja. Në atë moment është ndërprerë edhe rryma në zonën ku po zhvillohej festa. Edhe pse të resë iu dha ndihma e parë, sërish nuk ia doli që të mbijetonte.