Tragjike/ Ishte duke punuar tokën, zetori zë poshtë 85-vjeçarin në Gjirokastër

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjirokastër, ku një i moshuar ka humbur jetën, pasi zetori që po punonte është përmbysur, dhe e ka zënë poshtë të moshuarin.

Policia ndodhet në vendngjajre.

Njoftimi i plotë:

Gjirokastër-  Në datën 23.10.2022, rreth orës 17:20, në fshatin Karjan, Gjirokastër, shtetasi F. D., rreth 85 vjeç, duke punuar tokën me mjet zetor, mjeti është pëmbysur dhe e ka zënë poshtë shtetasin F. D., i cili për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të situatës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *