KOSOVË– Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Prevallë. 24-vjeçari nga Kosova, me inicialet A.Gj, ka humbur jetën, pasi ka rënë në një humnerë. I riu u shpall në kërkim pas denoncimit të familjarëve. Ai ishte nga Kaçaniku, ndërsa Policia e Prizrenit bën me dije ende nuk dihen shkaqet që çuan në ngjarjen fatale.
Hetimet janë duke vijuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Telefonatën e parë e kishim pranuar në ora 14:35, menjëherë kemi dalë në vendin e ngjarjes.Rreth orës 18:45 e kemi pranuar informacionin nga mjeku kujdestar që ka qenë në vendin e ngjarjes se viktima ishte pa shenja jete”, ka thënë Shaban Osmanollaj, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren.
/Priza.al/