Një lajm i hidhur vjen për botën e artit. Bëhet me dije se aktorja koreane, Kim Mi-soo është ndarë papritur nga jeta në moshën 29-vjeçare.
“Kim na la papritur më 5 janar”- njoftoi agjencia e saj Landscape, teksa bëri apel: “Ju lutem mos bëni raportime të rreme në mënyrë që familja e saj të mund të mbajë zi në paqe”.
Ndërsa nuk u dha asnjë shkak për vdekjen e 29-vjeçares, e cila u bë e njohur me rolin e saj dytësore në filmin “Snowdrop”.
Gjithashtu ajo ka luajtur rol në filmat “Memories” dhe “Kyungmi’s World” të 2019, si edhe në “Human Luwak,” “Hi Bye, Mama!” dhe “Into the Ring”.
Ndërkohë raportohet se Kim gjatë kësaj periudhe po xhironte një rol në serialin e ardhshëm Kiss Six Sense.
/Priza.al/