Tronditet Afrika nga një sulm terrorist. Një ‘kasaphanë’ e vërtetë është regjistruar në Burkina Faso, ku disa burra kanë vrarë më shumë se 100 njerëz. Lajmi është bërë i ditur nga Presidenti i vendit Roche Kabore. Sulmi ka ndodhur brenda natës së shkuar në Solhan, ku u dogjën shtëpi dhe tregu.
Asnjë grup nuk ka marrë përsipër sulmin, ndërsa autoritetet mendojnë se pas kësaj qëndrojnë talebanë islamikë. Lidhur me sulmin në fjalë, presidenti Kabore ka shpallur tre ditë zie kombëtare. “Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar kundër forcave të së keqes”, ka potencuar ai, duke shtuar se forcat e sigurisë aktualisht janë duke hetuar rastin, për të gjetur përgjegjësit.
Në një sulm tjetër të Premten në mbrëmje, 14 njerëz u raportua të ishin vrarë në fshatin Tadaryat, rreth 150 km (93 milje) në veri të Solhan. Muajin e kaluar, 30 vetë vdiqën në një sulm në lindje të Burkina Faso. Vendi po përballet me një krizë të thelluar të sigurisë, si shumë nga fqinjët e saj, ndërsa grupet e armatosura kryejnë sulme dhe rrëmbime në pjesën më të madhe të rajonit.
Sulmet nga xhihadistët e lidhur me al Kaidën dhe Shtetin Islamik në rajonin Sahel të Afrikës Perëndimore janë rritur ndjeshëm që nga fillimi i vitit, veçanërisht në Burkina Faso, Mali dhe Nigeri. Më shumë 1.14 milion njerëz janë zhvendosur në pak më shumë se dy vite në Burkina Faso. Në mars, sulmuesit vranë 137 njerëz në sulmet e koordinuara në jugperëndim të Nigerisë
Forcat franceze kanë mbështetur trupat nga Mali, Çadi, Mauritania, Nigeria dhe Burkina Faso për të luftuar militantët.
/Burimi BBC: përshtati në shqip Priza.al/