Si çdo vit, me çeljen e sezonit turistik, ngrehet problemi i mungesës së rojeve bregdetare si dhe të infrastrukturës së nevojshme për ndihmën e shpejtë. Temperaturat e nxehta mund të bëhen shkas i sulmeve kardiake, sidomos te moshat e mëdha. Ndërkaq, një ngjarje e rëndë vjen nga qyteti i Durrësit. Policia njofton se një pushues ka humbur jetën ditën e sotme në bregdet, rreth orës 12:55. Nga informacionet e deri tanishme mësohet se shtetasi ishte 60 vjeç, por identiteti tij ende nuk bëhet me dije. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Policia e Durrësit/ Informacion paraprak
Më datë 30.06.2021, në orën 12:55, në lagjen nr. 13, Plazh, është mbytur duke u larë në det, një shtetas rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e shtetasit të mbytur.
/Priza.al/