Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Athinë-Patra, ku ka humbur jetën një 22 vjeçare shqiptare. Aksidenti ka ndodhur në rrugën nacionale Patra-Athinë kur 22-vjeçarja shqiptare është përplasur nga një kamion.
Mediat greke raportojnë se e reja me origjinë shqiptare u përfshi fillimisht në një aksident në aksin Patra-Athinë. Mjeti që drejtonte 22-vjeçarja shqiptare u përplas me një tjetër mjet, duke e lënë të lënduar.
E reja doli nga mjeti për të kontrolluar dëmet që i ishin shkaktuar, kur është goditur nga një furgon i madh duke e lënë të vdekur në vend. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit tragjik dhe ka ndërprerë qarkullimin për disa orë.
/Burimi: CNN.gr/ Përshtati: Priza.al/