Tragjike në Lezhë/ Makina përplaset me bordurën anësore, humb jetën shoferi, plagoset pasagjeri

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë është regjistruar në aksin e vjetër Lezhë-Milot, në fshatin Manati.

Mjeti me drejtues Paulin Gjomarkaj, 38 vjeç ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së lartë dhe shtë përplasur me murin rrethues të një banese. Për pasojë, 38-vjeçari ka humbur jetën në vend, ndërsa pasagjeri Nikoll Gjini, 27 vjeç, ka mbetur i plagosur. Ai është dërguar në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.

Njoftimi nga policia:

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin e vjetër Lezhë- Milot, në fshatin Manati , Lezhë, mjeti me drejtues shtetasin P.Gj., 38 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë shtetasi N.Gj., 27 vjeç, i cili ndodhej pasagjer në këtë mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *