Tragjike në Tiranë! Babë e bir vdesin nga infarkti në zemër

Një ngjarje e rëndë është shënuar në rrugën “5 Maji” në Tiranë. I ati dhe djali kanë ndërruar jetë. Një biznesmen kromi nga Martaneshi ka ndërruar jetë nga infarkti në zemër.

Ndërkohë që sapo ka mësuar ngjarjen, ka ndërruar jetë edhe babai i tij.

I moshuari, Zenel Gjoni, rreth 80 vjeç, nuk e ka përballuar dot humbjen e djalit të tij dhe ka pësuar gjithashtu edhe ai infarkt.

Biznesmeni 56-vjeçar ishte nga zona e Martaneshit dhe prej vitesh familja e tij jetonte në kryeqytet, ndërsa vijonte aktivitetin minerar në zonën e Bulqizës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *