Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, ku një fëmijë vetëm 1-vjeç ka prerë venën jugulare në qafë me një gotë të thyer dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Vogëlushi Dorart Kaca ishte me nënën në shtëpi në momentin që ka ndodhur ngjarja tragjike, por pavarësisht se është nisur menjëherë drejt spitalit, nuk ka arritur të shpëtojë për shkak të gjakderdhjes.
Mjekët thanë se e kanë pasur të pamundur që të mbajnë në jetë të voglin, pasi kishte gjakderdhje.
Njoftimi i Policisë:
Policia thotë zyrtarisht se rreth orës 18:08, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin Rajonal Vlorë, me dëmtime në qafë, dyshohet aksidentalisht, një shtetas i mitur 1 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/Priza.al/