Tragjike/ Punëtori shqiptar shtypet nga makina e punës, humb jetën në Itali

Një 60-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Terni dhe punonjës i një kompanie private të specializuar në kullimin e kanalizimeve, vdiq të enjten pasdite pas një aksidenti në punë i cili ndodh në zonën e ‘San Gemini’, jo shumë larg sheshit kryesor.

Sipas një rindërtimi fillestar të ngjarjes, shqiptari ishte i angazhuar në operacionet e vetë-pastrimit, dhe u shtyp nga automjeti i punës, të cilin e kishte ndaluar përgjatë një rruge të pjerrët.  Por për motive ende të paqarta, duket se mjeti ka dalë nga frenat duke shtypur 60-vjeçarin mbas një muri.

Ndërhyrja e ambulancës ishte e padobishëm për shkak të traumës së pësuar nga goditja dhe humbi jetën në vendngjarje. Mbi dinamikën e aksidentit, janë duke u zhvilluar hetimet nga stafi i Shërbimit të Parandalimit dhe Sigurisë në Vendet e Punës të USU Umbria 2, të mbështetur nga karabinierët e stacionit San Gemini.
/Burimi: Ansa.it/ përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *