Së fundmi një i ri ka pranuar se ka vrarë të dashurën e tij gjatë vizitës së ssaj të parë në Londër.
Kishte ardhur në Britani për të vizituar partnerin e saj të njohur online Jack Sepple, 23 vjeç dhe përfundoi si viktim e tij pasi 19-vjeçarja Ashley Wadsëorth u qellua për vdekje me thikë në Chelmsford.
Djali 23-vjeçar ka pranuar vrasjen e të dashurës së të në shkurt në gjykatën e Chelmsford.
Kanadezja Ashley kishte marrë një vizë turistike gjashtë mujore për në Britani, pasi ishte njohur në internet me Sepple.
Kur policia erdhi në vendngjarje ai ishte gjetur pranë trupit pa jetë të Ashley.
Në seancën e sotme të shkurtër gjyqësore avokati i Sepple tha se pas vlerësimit psikologjik ai ishte shpallur i aftë të përfaqësohej.
Gjykatësi Christopher Morgan i tha Sepple: “Nëse pranoni fajin dënimi më i mundshëm është ai i burgimit të përjetshëm”, teksa dërgoi të akuzuarin në paraburgim.
Në ditët e fundit para vdekjes makabre, Ashley kishte shpërndarë disa foto në Facebook teksa eksploronte atraksionet e Londrës me Sepple.
Ajo tregon se kishte ardhur nga shtëpia e saj në Vernon, në rajonin kanadez të British Columbia, në Chelmsford në nëntor të vitit të shkuar.
Më pas ajo shkruante se do të kthehej para kohe në shtëpi teksa pretendonte se “gjërat nuk po shkojnë shumë mirë”.
Nëna e saj Christy i bënte homazhe duke shkruar: “Ashley…. mami të do shumë e do të shihemi së shpejti”.
Christy gjithashtu falënderonte “të gjithë në Britani, Kanada e në botë për mbështetjen, në këtë kohë të vështirë”.
Familja shpjegonte më tej se Ashley kishte udhëtuar në Meksikë, Kaliforni dhe në Angli, pasi kjo inkurajonte dashurinë e saj për gjuhët.Adoleshentja e ndjerë fliste dy gjuhë të huaja dhe ëndërronte të bëhej avokate pasi të pranohej në një universitet në Kanada.-shkruan The Sun