Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin fqinj.Shqiptarja ka hedhur nga ballkoni dy mbesat e saj dhe më pas është vetëhedhur.
Sipas informacioneve paraprake, gruaja është tezja e dy vajzave të mitura, përkatësisht 2 dhe 5 vjeç.
Protothema shkruan se për arsye ende të panjohura gruaja shkoi sot në shtëpinë e motrës dhe për arsye ende të paditura morri dy mbesat e vogla, i hodhi nga ballkoni dhe më pas është vetëhedhur.
Nëna e fëmijëve është në gjendje shoku.
Sipas informacioneve të para, dy fëmijët të moshës 2 dhe 5 vjeç po trajtohen në spitalin pediatrisë, jashtë rrezikut për jetën,. Ndrëkohë tezja e tyre po trajtohet me ndihmë mjekësore.