Trajneri i arteve marciale u kërkonte nxënësve t’i bënin masazh ndërsa shihte p*rno

Trajneri i njohur i sporteve marciale është arrestuar në Greqi, pasi akuzohet për sjellje të papërshtatshme ndaj nxënësve të tij të mitur.

Ai është denoncuar nga 8 nxënës, 7 djem dhe 1 vajzë, në komisariatin e Lassithit. Ata kanë deklaruar se 46-vjeçari përveçse i ka trajtuar në mënyrë fyese dhe përçmuese, i kanë masazhuar teksa shikonte pornografi në celularin e tij.

Sipas tyre, trajneri i arteve marciale ishte vetëm me të brendshme kur i bënin masazh dhe shikonte materiale pornografike, raportojnë mediat greke. Nxënësit kanë deklaruar se veprimet e turpshme te mësuesit të tyre kanë ndodhur shumë shpesh nga viti 2014 deri në vitin 2021.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *