Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i ka dhënë sot nënshtetësinë shqiptare, trajnerit të kombëtares Sylvinho. Dekreti, i firmosur nga Presidenti u bë i ditur në mbrëmjen gala me yjet e futbollit. Në fjalën e tij, Begaj tha se sot vlerësojmë më të mirët e të mirëve.
Kryeministri Rama pajis skuadrën e Kombëtares me pasaporta diplomatike, batuta me Hysën: Ta kontrolloj njëherë… Ndërsa Rama mes batutave u shpreh se dekretin po e lexon vetë ai, në mungesë të sekretarit të Presidentit.
“Është kënaqësi të marr pjesë në këtë mbrëmje gala, të vlerësojmë më të mirët e më të mirëve, FSHF që na bëri krenar me pjesëmarrjen në e Evropianit 2024. Presidenti kërkoi mbështetjen e qeverisë, duke bërë një kontribut modest sot, duke dhënë një kontratë legale të legalizuar nga FSHF me trajnerin e kombëtares. Unë po i bëj një kontratë kombëtare duke e legalizuar si shqiptar. Besoj kam edhe mbështetjen tuaj”, tha Presidenti Begaj.
“Zakonisht i lexon sekretari i presidentit, por nuk është këtu dhe po e lexoj unë”, tha Rama.
Pas Xhani De Biazit, Silvinjo është trajneri i dytë i huaj që dekretohet si shtetas shqiptar. Një moment me të vërtet special që ka emocionuar edhe brazilianin Silvinjo.