Trajneri i PSG-së në ‘hall të madh’, nuk di kë të zgjedh mes Donnarummas dhe Navas

Me kalimin e Donnarummas tek PSG-ja, Mauricio Pochettinos i është vështirësuar puna për të zgjedhur portierin kryesor. Gianluigi Donnarumma ditët e fundit është ankuar për faktin se nuk ishte titullar si te Milani.

“Kur ke dy portierë tek të cilët ke besim total, – nënvizon trajneri, – dhe që të tregojnë çdo ditë se mund të luajnë, do të ishte e padrejtë t’i jepet përparësi vetëm njërit. Kjo nuk do të thotë që një ditë nuk do të bëj një zgjedhje, pasi do të ishte më e lehtë të përcaktoje se kush është titullar dhe kush jo. Por në vend të kësaj, duhet guxim për t’i vënë ata në konkurrencë, për t’u bërë të qartë se ata duhet të jenë gati. Duhet theksuar guximi i PSG-së për të marrë Donnarumman, kur e kishte Navas dhe Rico”.

Alternimi i Navas dhe Donnarummas do të vazhdojë të paktën për një kohë.

“Tek Milan, – tha portieri, – isha mësuar të luaja gjithmonë nga fillimi. Tani nuk është e lehtë. Rivaliteti me Navasin më shqetëson, edhe nëse nuk ndikon në paraqitjet e mia. Ndonjëherë qëndrimi në pankinë më lëndon, por situata do të zgjidhet”.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *