Trajneri i ri i kombëtares nis nga puna, takim me teknikët e ekipeve të femrave dhe moshave

Trajneri i ri i Kombëtares, Sylvinho, ka nisur menjëherë nga puna pasi mori zyrtarisht detyrën ditën e djeshme. Braziliani së bashku me dy ndihmës-trajnerët e tij, Pablo Zabaleta dhe Dorival Guidoni Junior kanë zhvilluar një takime me të gjithë trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave, për djem dhe vajza.

Në këtë takim ishin të pranishëm trajneri i Kombëtares së vajzave, Armir Grima, trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ai i U-19, Armando Cungu, trajneri i Kombëtares U-18, Ardi Behari, i Kombëtares U-17, Ervin Bulku, ai i U-16, Agron Kërçova, trajneri i Kombëtares U-15, Armand Damo, tekniku i U-19 për vajza, Kreshnik Krepi, ai i U-17, për vajza, Agustin Kola si edhe drejtori i Departamentit të Ekipeve Kombëtare në FSHF, Dritan Babamusta dhe menaxheri Denis Lilo.

Pas prezantimit, trajneri Sylvinho u shpreh optimist për këtë bashkëpunim të ri dhe theksoi se bashkëpunimi mes trajnerëve të ekipeve kombëtare të moshave dhe Kombëtares do të jetë shumë i ngushtë. Trajneri i Kombëtares theksoi se qëllimi i përbashkët është afirmimi i sa më shumë futbollistëve të rinj, por edhe marrja e rezultateve pozitive me të gjitha ekipet kombëtare të moshave.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *