Maroku ka shkarkuar trajnerin rreth tre muaj përpara fillimit të Botërorit të Katarit, që do të zhvillohet në periudhën 21 nëntor-18 dhjetor.
Kombëtarja afrikane ka ndërprerë bashkëpunimin me Vahid Halilhodzic.
70-vjeçari boshnjak drejtonte “Luanët e Atlasit” prej gushtit të vitit 2019. Në deklaratën e FRMF (Federata Marokene e Futbollit) lexohet: “FRMF dhe trajneri kanë vendosur të ndahen me konsensus për shkak të ndryshimeve të mendimeve për përgatitjet për fazën finale të Kupës së Botës në Katar 2022”.
Bregun e Fildishtë e kualifikoi në Afrika e Jugut 2010, por ai u shkarkua në shkurtin e vitit 2010. Japoninë e dërgoi në Rusi 2018, por u largua nga stoli i kombëtares aziatike në prill, dy muaj përpara fillimit të turneut.
Maroku duhet të zgjedhë shpejt pasuesin e tij. Kombëtarja afrikane është pjesë e grupit F në Botërorin e Katarit me rivalë si Belgjika, Kroacia dhe Kanadaja.