Trajnimi për drejtues të arsimit parauniversitar/ Kushi: Këtë vit ofrojmë si risi Bibliotekën Digjitale

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi është takuar këtë të shtunë me drejtës të Shkollës së Drejtorëve dhe The_AADF, për të prezantuar brezin e V-të të Programit të Trajnimit të Detyrueshëm për drejtues të institucioneve të arsimit parauniversitar.

Kushi në ‘Facebook’ shkruan se në këtë program morën pjesë 290 persona, ku si risi do t’i ofrohet dhe Bibloteka Digjitale.

Sakaq shton se rrjeti i këtij trajtimi do të shtrihet dhe në tre qytete të tjera.

Postimi i plotë:

Së bashku me drejtues të Shkollës së Drejtorëve dhe The_AADF prezantuam brezin e V-të të Programit të Trajnimit të Detyrueshëm për drejtues të institucioneve të arsimit parauniversitar. ??‍?
Përveç rritjes së numrit të pjesëmarrësve, 290 aspirantë nga 43 bashki të vendit, risi për këtë brez do të jetë edhe Biblioteka Digjitale ?? për Arsimin Parauniversitar dhe Lidershipin në Shkollë, si dhe përkthimi në shqip i një pjese të literaturës mbështetëse në këtë fushë.
Gjithashtu këtë vit zgjerohet më tej bashkëpunimi me universitetet, duke përfshirë përveç Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit, edhe Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër dhe “Fan Noli” në Korçë.
Suksese të gjithë plesëmarrësve në këtë program!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *