Kur pritej që sulmuesi i njohur Cristiano Ronaldo ti bashkohej Manchester City-t, ai na surprizoi duke u transferuar tek Manchester United. Por të gjithë ngrejnë pyetjen se si ndodhi kjo.
Gjithçka ndryshoi brenda 24 orëve, falë një telefonate me mentorin e tij, Sir Alex Ferguson.
Sipas “Daily Star”, Ferguson i ka thënë që mos shkojë tek City, por tek ‘Djajtë e Kuq’. Dhe portugezi nuk kishte se si ta refuzonte kërkesën e tij.
Gjithashtu CR7 ka vendosur se çfarë do të bëjë, pasi të largohet përgjithmonë nga futbolli.
“CR7 ka jetuar në të gjithë botën, por Anglia ka pasur gjithmonë një vend të veçantë në zemrën e tij. Ai e do këtë vend dhe po përpiqet të gjejë një shtëpi të përhershme, pasi të tërhiqet nga futbolli. Ai ende mendon se ka edhe dy ose tre vjet për të kaluar në fushë, por gjithmonë ka një sy nga e ardhmja”.
/Priza.al/