Transporti publik falas/ Veliaj: Pa logjikë, vetëm 17% e njerëzve udhëtojnë me autobus

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka shpjeguar se pse transporti publik falas është diçka e pamundur. Duke analizuar premtimin e kundërshtarit të tij, Belind Këlliçi, Veliaj thekson se është naivitet fëminor dhe pa logjikë. Sipas Veliajt, të marrësh atë lloj shume nga buxheti i bashkisë krijon hendeqe në kryerjen e punëve të tjera, pasi vetëm 17% e njerëzve në Tiranë udhëtojnë me autobus.

“Ishte njëherë Nastradini dhe kishte një gomar. Një ditë, pati një ide brilante Nastradini edhe tha: Po sikur mos t’i jap ushqim unë këtij gomarit? Ça ndodh? Tani, ky eksperimenti i eci mirë nja 30 ditë, ditën e 30-të i ngordhi gomari dhe nuk po kuptonte si një gjë që 30 ditë i funksionoi shumë mirë, si lloci te dita e 30-të. Pra, kjo është në nivelin e një barcalete. Sot ka transport falas, studentët sot janë falas. Për atë që bëri studentët falas, si mendon nuk na shkoi mendja ta bëjmë për të gjithë falas? Po është e parealizueshme. Së pari, nga taksimi i përgjithshëm. Sot vetëm 17% e njerëzve udhëtojnë me autobus, 83% e të tjerëve nuk udhëtojnë me autobus, 51% ecën në këmbë, pjesa tjetër është me biçikletë dhe pjesa tjetër me makinë. Pra, ti po i thua dikujt që përdor biçikletën që do të të taksoj për një shërbim që ti nuk e merr. Ose tjetri që thotë ore unë eci në këmbë, përdor vetëm një stacion.

Pra do ta marrësh nga taksimi i përgjithshëm se ato taksat nuk janë një gjë abstrakte. Populizmi duhet të ketë një llogjikë, dhe pyetja e dytë është a ka funksionuar diku tjetër. Është përmendur Luksemburgu. Në Luksemburg të ardhurat për frymë janë 108 mijë euro për banor, niveli i Katarit. Luksemburgu është sa gjysma e Tiranës dhe është gjithë koncentrimi i bankave të Europës. Batel sot është miku im dhe thotë kur ne e bëmë falas ishte tashmë i subvencionuar 97%, ai 3%-i që kishte mbetur kostoja administrative nuk justifikonte biletat. Do të ketë një deklaratë të kryetarit të bashkisë të Talinit, sepse ai dështoi në këtë eksperiment, por duke hequr 500 milionë nga gjithë punët e tjera, jo vetëm që nuk ju shtuan njerëzit që përdorin autobusin, duke qenë se u mor buxheti i bashkisë vetëm për këtë punë, ishte vetëm 3% diferenca e shtimit të pasagjerëve.

Aboneja..se dëgjoj këto gënjeshtrat… Këta i kanë lëshuar duart te populizmi, si i kursen njeriut 52 lekë kur aboneja e përgjithshme për të gjitha linjat është 16 mijë lekë të vjetra?! Për një linjë është 9 mijë lekë ndërkohë që studentët e kanë falas, po kaq mban sistemi. E fundit, që kur të vijnë këta me rrena, do subvencionosh vetëm biletën, po llogaritë në banka? Po këta që do paguajnë kredinë e autobusit, llogaria naive gati fëminore, naive deri në dhimbje bëhet vetëm duke mat biletat. Ndërkohë pyeti çik autobusat, një autobus kushton 250 mijë euro edhe i përdorur, i riu shkon deri në 500 mijë euro”, shpjegoi Veliaj.

Po ashtu, ndër të tjera, Erion Veliaj ka ironizuar kandidatët e opozitës në zgjedhjet e 14 majit duke u shprehur se të gjithë do të hyjnë në histori si “mercenarë”.

“Të gjithë kandidatët e Saliut dhe të Ilirit me vetëdije po shkojnë si tek “cjapi tek kasapi”. Pra do të hyjnë në histori si njerëz që u rreshtuan në togën si mercenarë të dy forcave ”non grata”. Është si të thuash, çfarë mendon dikush që lufton për kompaninë “Vagner”? Pra një mercenar që është non grata dhe i ka hapur luftë Amerikës mund të thotë çfarë të dojë, por nuk ndryshon thelbin. Kush shkon sot me Ilir Metën dhe Sali Berishën është turp i tij dhe turpi i forcës që përfaqëson,”-shtoi ai./Klan news

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *