Transporti urban në Tiranë ende mes dy standardeve/ Autobusët hibridë konkurrohen nga ata me naftë, udhëtarët provojnë diferencën

Prej pak muajsh transporti urban në kryeqytet është vënëë midis dy standardeve, ku nga një anë kanë nisur linjat e para me autobusë hibridë dhe nga ana tjetër, janë ende linjat e vjetra me automjetet e amortizuara dhe ndotëse.

Prej disa muajsh Bashkia e Tiranës po mundohet që të rinovojë të gjithë flotën e autobusëve urbanë që qarkullojnë në kryeqytet, duke i zëvendësuar gradualisht me mjete të reja dhe aspak ndotëse.

Por linjat e vjetra të transportit urban që tashmë janë bërë një gangrenë për të gjithë shërbimin në kryeqytet, vijojnë që të jenë një pengesë e madhe edhe për nismën e bashkisë.

Edhe pse me vendim të kryebashkiakut u hoq pak kohë më parë licenca e njërit prej operatorëve të transportit urban që mbulonte linjën e Unazës, ende në rrugët e kryeqytetit vijojnë të qarkullojnë automjetet e amortizuara dhe që ndotin pa fund ambientin.

Deri tani në kryeqytet ka vetëm një kompani që ka futur në linjat e saj autobusë hibrid dhe kjo është “Gerard-A SHPK”. Kjo kompani po punon me autobusët e saj hibrid në Tiranë, për transportin publik, në linjën e gjelbër tashmë në “Unazës”.

Autobusët e gjelbër hibrid dhe elektrik që kanë nisur të duken nëpër linjat e kryeqytetit, jo vetëm janë vizualisht më të bukur por ata kanë rritur edhe cilësinë e shërbimit në linjat ku operojnë.

Zhurma e ulet në ambient, mos-ndotja me tymra karburantesh dhe kushtet komode po pëlqehen nga të gjithë qytetarët që i përdorin këto mjete transporti publik.

Por kjo është vetëm ana e bukur e medaljes së shërbimit të transportit urban në kryeqytet.

Linjat e vjetra që ndotin dhe ‘mbysin’ konkurrencën e ndershme

Prej disa muajsh tashmë “Priza.al” është bërë pjesë e një denoncimi masiv të linjave të transportit urban në kryeqytet, të cilat edhe pse sigurojnë fitime të majme dhe të sigurta nga ky transport i përditshëm, nuk rrisin cilësinë e shërbimeve.

Mjaftë lexues janë bërë me foto dhe denoncime pjesë e kësaj serie shkrimesh botuar nga ne, për të cilat nuk kanë munguar as pakënaqësitë nga operatorët privatë, fyerjet e deri edhe kërcënimet në adresën e “Priza.al” dhe stafit të saj.

Transporti publik - Shqiptarja.com

Por realiteti në kryeqytet me gjithë përpjekjen tonë tregon një pamje krejt të zymtë dhe shumë larg asaj që do të dëshironte çdo qytetar që përdor shërbimin urban.

Autobusët hibridë të linjës së gjelbër, konkurrohen padrejtësisht nga kompani të tjera që kanë linja kryesore të kryeqytetit dhe që çdo ditë punojnë me një flotë tejet të amortizuar mjetesh, krijojnë anomali në orare, si dhe janë tepër jo higjienike, duke u kthyer në vatra serioze infeksioni dhe të përhapjes edhe të Covid-it.

A do të ndërpritet sërish transporti publik të Hënën?! Zbardhet vendimi i fundit - FaxWeb

Me foto gazetarët tanë kanë mundur që të dallojnë qartësisht automjetet që mbajnë në përdorim disa prej kompanive të linjave kryesore në Tiranë, duke i bërë karshillëk jo vetëm Bashkisë por edhe kompanisë e cila ka sjellë prej pak kohësh një standard europian në transportin e udhëtarëve në kryeqytet.

A po respektohet protokolli anti-Covid në autobusët e transportit publik në Tiranë? - Faktoje.al

Albanian Profile - Personeli mjekësor, ngjeshet nëpër autobusët urbanë

Albanian Profile - Personeli mjekësor, ngjeshet nëpër autobusët urbanë

Bashkia e Tiranës e pranon: Nuk do të ketë abone të përgjithshme, qytetarët duhet të paguajnë – FAKTOR.AL

Autobusët e amortizuar të linjave: “Tiranës së Re”, “Kinostudio-Kombinat”, “Porcelani”, “Kamza”, “Sauku” por edhe shumë linja të tjera që prekin skajet e bashkisë së madhe të Tiranës, janë një imazh i asaj se si nuk duhet të ishte ky shërbim.

Me automjete që ndotin ambientin, me qytetarë të futur brenda autobusëve si “sardele”, me orare të parespektuara, me stafe që lënë për të dëshiruar si në komunikim ashtu dhe në veshje, por mbi të gjitha me kushte skandaloze higjiene dhe respektimi të distancimit fizik, linjat e transportit urban në kryeqytet, po sigurojnë fitime të majme në kurriz të qytetarëve konsumatorë dhe taksapagues.

City of Tirana #EYC2022 on Twitter: "Jemi në terren çdo ditë për tu siguruar për zbatimin e orareve, biletarisë dhe stacionet e reja të shtuara sipas itinerarit të ri. ???… https://t.co/vGEIUbQDeG"

Qytetarët nuk e dinë se kur do të përfundojë kjo situatë, por dinë të bëjnë shumë kollaj diferencën midis automjeteve të reja dhe hibride të “linjës së gjelbër” dhe mjeteve të kompanive që vetëm ankohen, nuk përmirësojnë asgjë dhe shikojnë se si e si të rritin çmimin e biletave për udhëtarët.

Bashkia e Tiranës njoftim për abonetë: Mos bini pre e abuzimit - Tv Klan

Transporti urban: Fëmijët mbi 7 vjeç biletë sa një i rritur - Balkanweb.com - News24

Shoqatat e Ferdinand Ibrahimit dhe Fatos Vrapit, sërish nisin grevat

Pikërisht sot kur në Tiranë nisi viti i ri akademik për studentët në të gjitha universitetet, përfaqësuesit e Unionit të Transportit Publik, njoftuan se nga dita e sotme do të ketë një përgjysmim të flotës së urbanëve në Tiranë.

Ata shprehen se ky vendim vjen si shkak i mosmarrjes së masave nga ana e qeverisë për të kompensuar humbjet që sektori i transportit publik kishte pësuar gjatë pandemisë.

Nuk i ramë 'më qafë' kot.../ Ja arsyet përse i hoqën licencën e Unazës, Ferdinand Ibrahimit, që ka lëshuar 'zagarët' drejt 'Priza.al' - Priza.al

Më tej, në deklaratë unioni shton se, nuk përballojnë dot ecurinë e transportit dhe sidomos pas rritjes së vazhdueshme e të pandërprerë të çmimit të naftës dhe të largimit të stafit.

NJOFTIM PËR MEDIAN

“Të nderuar, Përfaqsuesit e Unionit të Transportit Publik, ju vejnë në dijeni se pas një viti e gjysëm nga rihapja e transportit publik, ndodhemi ende në pikën fillestare ku asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk ka marrë asnjë masë apo plotësim të kërkesave ekonomike të premtuara. E të gjendur në këtë situatë të pafuqishme ekonomike për të përballuar ecurinë e transportit dhe sidomos pas rritjes së vazhdueshme e të pandërprerë të çmimit të naftës dhe të largimit të stafit, jemi të detyruar që të operojmë nga datë 18.10.2021 me gjysmën e kapaciteit të flotës së mjeteve urbane. Jemi në këtë situatë pas shumë kërkesash dhe njoftimesh si në isntitucionet vendore dhe ato qëndrore ku mos reagimi i tyre na bën që të shkojmë deri në një kapitullim ekonomik të këtij sektori. Duke kërkuar mirkuptimin e qytetarve, mbetemi në pritje të zgjidhjes së kërkesave tona nga ana e isntitucioneve përgjegjëse”.

Përgjysmimi i urbanëve në Tiranë, reagon Bashkia

Bashkia e Tiranës reagon pas vendimit të Unionit të Transportit Publik për të përgjysmuar urbanët në Tiranë. Bashkia njofton se, po ndjek situatën dhe po merr masat përkatëse.

Hapja graduale e aktiviteteve, po transporti urban? - Faktoje.al

“Bashkia e Tiranës po e ndjek situatën dhe po merr masat përkatëse, konform kontratës me operatoret e transportit”, thuhet në njoftimin e bashkisë.

Ndërkohë, sipas Unionit të Transportit Publik vendimi për përgjysmimin e urbanëve në Tiranë vjen “si shkak i mos-marrjes së masave nga ana e qeverisë për të kompensuar humbjet që sektori i transportit publik kishte pësuar gjatë pandemisë. Në deklaratën e tyre shtojnë se sektori ka shkuar deri në kapitullimin ekomomik”.

/Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *