Transportonin drogë nga Shqipëria në Finlandë, dënohen 16 persona

Departamenti i policisë në Uusimma, në Finlandë, ka njoftuar se ka përfunduar hetimet lidhur me një bandë që transportonte marijuanë nga Shqipëria në Finlandë, nëpërmjet Spanjës.

Sipas autoriteteve grupi përbëhej kryesisht nga finlandezë.

Pasi droga ishte në Finlandë, të dyshuarit e paketuan lëndën narkotike në thasë të mbyllur në një objekt industrial në Nurmijärvi.

Nga aty, çantat përfunduan në rrugët e Helsinkit, Vantaa dhe Kerava.

Ndërkohë autoritetet bëjnë me dijse se shumica e veprave janë vepra të kryera në vitet 2019 dhe 2021 në zona të ndryshme të Helsinkit,.

Gjithsej 16 të pandehur janë dënuar me burgim, ndërsa tre me kusht. Sipas gjykatës, rrjeti i drogës trafikonte në Finlandë sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike të paligjshme.

Sipas vlerësimeve të policisë, vlera rrugore e drogës është rreth gjashtë milionë euro.

Dënimet varionin nga dy vjet e dhjetë muaj deri në 12 vjet e gjysmë.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *