Disa shtetas shqiptarë janë arrestuar nga Policia, pasi akuzohen se ndihmonin në kalimin e emigrantëve nga Belgjika drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Një prej shqiptarëve i ka pranuar akuzat, por katër të tjerë e kanë mohuar veprën.
Shqiptarët dyshohet se kanë përdorur një varkë të vogël për të udhëtuar në Belgjikë, për të mbledhur emigrantë dhe për t’i kthyer ata në Margate në Kent.
Në një seancë dëgjimore në Gjykatën e Nottingham, 51-vjeçari shqiptar Banet Tershana, pranoi krimin e kryer. Arsen Feci 44 vjeç, Klodian Shenaj, 48 vjeç dhe Jetmir Myrtaj, 44 vjeç dhe irlandezi Desmond Rice, 46 vjeç, mohuan të njëjtën akuzë dhe do të përballen me gjyqin në të njëjtën gjykatë më 24 korrik.
Dymbëdhjetë migrantët, që besohet se ishin shtetas shqiptarë, duke përfshirë një fëmijë, u morën në paraburgim nga autoritetet belge.